Shkumë e sapun: përplasen Glauk Konjufca e Milaim Zeka

E publikuar: 20/09/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe ai i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kanë replikuar në mes vete, duke e quajtur njëri-tjetrin shkumë e sapun.
Milaim Zeka, ka thënë se “po flitet për shkumën, e jo për materien e gotës” duke iu referuar diskutimit në kuvend mbi mënyrën se si prezantohet Kosova në shkollën rajonale.

Por, Glauk Konjufca ka deklaruar që në emër të pjesëmarrjes po dëmtohet shtetësia e Kosovës. Ai e ka quajtur deputetin Zeka, “ekspert të shkumës” pasi nuk e kuptonte rëndësinë e shtetësisë së Kosovës.

Ndërkohë, edhe deputeti Zeka i ka thënë atij “sapun” duke vazhduar së sulmuari Konjufcën “se nuk e njeh flamurin dhe shtetësinë e Kosovë