Shkrihen Facebook Stories me Messenger Day

E publikuar: 13/11/2017 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshime të mëdha priten në Facebook Stories. Sipas TechCrunch jo vetëm që historitë e Messenger dhe Facebook do të shkrihen në një të vetme, por gjithashtu do të tërhiqet shërbimi Direct.

Më përpara postimet që fshiheshin përpara 24 orësh ishin më vehte në Messenger dhe Facebook. Tashmë Facebook Stories do të jenë të sinkronizuara në të dy platformat edhe pse filtrat e kamerës ngelen të ndara.

Replikat ndaj historive do të dërgohen përmes Messenger. Megjithatë rrjeti social ka edhe diçka për të shtuar: Stories for Events.

Kjo veçori e re do të lejojë përdorues të kontribuojnë kolektivisht tek një histori që mund të jetë një event ndërsa kontributet moderohen nga administratorët e eventit.

Gjithashtu ekzistojnë edhe disa ndryshime të vogla kryesisht në apektin e privatësisë. Përdoruesit mund të ndalojnë shikimin e historive për disa persona të caktuar.

Të gjitha ndryshimet e larpërmendura vinë në një kohë kur rrjeti social kërkon të mësojë se çfarë nuk funksionon me historitë e Facebook të cilat nuk po adoptohen si ato të Instagram apo WhatsApp. /PCWorld Albanian