Shkon në 12 milion numri i shtëpive që përfitojnë internet deri në 250Mbps nga Deutsche Telekom

E publikuar: 12/11/2018 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deutsch Telekom lajmëroi javën e kaluar se 2 milion linja interneti broadband për familje do të përfitojnë nga shpejtësi të larta.


Konkretisht 1.7 milion shtëpi do të kenë akses në internet me shpejtësi deri në 250Mbps duke çuar në 12 milion shtëpi në total.

200,000 linja të tjera do të përfitojnë të deri në 100Mbps përmes vektorimit të VDSL-së.


Kompania tha se pjesa më e madhe e familjeve që do të përfitojnë janë në Berlin, Munih dhe Nuremberg.

Në fillim të 2019-ës ky numër pritet të shkkojë në 15 milion në total. /PCWorld Albanian