Shkon mbi 10 milionë numri i të prekurve nga coronavirusi në botë

E publikuar: 28/06/2020 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coronavirusi ka prekur më shumë se 10 milionë njerëz në të gjithë botën, bazuar në të dhënat e John Hopkins.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve globalisht është 10,015,904, ndërsa afër 500 mijë njerëz kanë ndërruar jetë deri më tani.

SHBA radhitet e para në botë, për sa i përket numrit të të prekurve, pasi vendi ka raportuar 2.5 milionë raste, pasuar me Brazilin i cili konfirmoi 1.3 milion të infektuar.

Në mesin e vendeve më të prekura në botë janë edhe Rusia me 633 mijë raste, dhe Mbretëria e Bashkuar me 311 mijë të prekur.

Rritjen drastike të rasteve globalisht, e paralajmëroi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – deklarata e organizatës ishte bërë publike, në fillim të javës. /Telegrafi/