‘Shkojmë në Barcelonë për fitore’

E publikuar: 16/03/2015 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Carvajal beson se skuadra e tij do të fitoj në Camp Nou.

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal beson se skuadra e tij mund të fitoj në Camp Nou kundër Barcelonës edhe pse e pranon se në derbi nuk ka favorit.

“Është El Clasico dhe nuk ka favorit. Ne do të shkojmë në Barcelonë për të fituar”, tha Carvajal për Marca.

“Unë mendoj se çdo kushdo të dëshironte të ishte në vendin tonë. Jemi kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe La Liga varet prej nesh. Ne e dimë se jemi të aftë të mposhtim çdo skuadër”.

Barcelona dhe Real Madrid do të takohen të dielën e ardhshme në Camp Nou, ndërsa ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 3:1 për Realin.