Shkoi në spital duke qeshur, 14-vjeçarja nuk i mbijetoi dot skanerit

E publikuar: 30/10/2018 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është historia e një 14-vjeçareje e cila vdiq pas sulmit në zemër gjatë skanimit MRI. Alice Sloman, e cila shkoi të ekzaminohej në Spitalin Torbay për të hetuar ujin e dyshuar në tru, pësoi një ngjarje katastrofike kardiake, teksa skaneri çoi në mungesë të oksigjenit në trurin e saj dhe i shkaktoi pushimin e organeve.

Prindërve të Alice, Sarah dhe Nathan, u tha se vajza e tyre nuk kishte gjasa të mbijetonte për më shumë se shtatë orë, por ajo luftoi trimërisht për 3 ditë për të jetuar.

Fatkeqësisht zemra e Alice pushoi me 19 tetor. Alice kishte një numër problemesh shëndetësore duke përfshirë autizmin, dëmtimin e syve dhe hypermobility. Para vdekjes 14-vjeçarja kishte vuajtur nga një dhimbje koke kështu që konsulenti i saj sugjeroi që një ekzaminin MRI, të cilin iu nënshtrua nën një anestezi me 16 tetor, por ajo nuk ishte në gjendje ta përballonte skanerin.

Sarah, e cila ka tre fëmijë të tjerë të moshës 19, 12 dhe gjashtë vjeç, tha: Gjatë MRI rrahjet e saj të zemrës shkuan në qiell pastaj ranë përtokë bashkë me presionin e gjakut. Alice shkoi në spital duke kënduar dhe duke qeshur, por nuk u kthye më në shtëpi. Është sikur të zgjohesh në një makth çdo ditë. Unë jam duke u përpjekur ta kaloj këtë humbje përmes fëmijëve tanë të tjerë, por është kaq e vështirë.

Në çantë kam akoma 10 dollarë që dadoja e saj ia dha nga krevati për të blerë një lodër të re pasi të dilte nga skanimi, madje i premtuam edhe çokollata sepse nuk iu lejua të hante para se të hynte në skaner.”