Shkoi në shtëpi me rrjetën e kanalizimit, ku i kishin ngecur takat e çizmeve (Foto)

E publikuar: 24/02/2019 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tia-Rae sapo doli nga taksi, i ngecën të dy takat e çizmeve në rrjetën mbi një kanalizim në Londër.

Në pamundësi ta largonte metalin e gjatë afro një metër, 20-vjeçarja zbathi çizmet dhe bashkë me to, shkoi në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Që të dy këpucët më ngecën dhe u desh t’i hiqja nga këmbët, sepse po rrëzohesha. Nuk mund t’i lija jashtë, andaj i solla që nëna ime të merret me to” ka thënë Tia-Rae.

Madje, ajo e ka fotografuar rrjetin me çizmet e ngecura, që e la në korridor, ndërsa ishte sa e nervozuar aq edhe i qeshej me këtë ngjarje. /Telegrafi/