Shkodra – Thaçit: Roli i Turqisë i pakontestueshëm

E publikuar: 26/11/2015 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish Drejtor i Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, nëpërmjet rrjetit social facebook ka ironizuar me thënien e Presidentit turk Erdogan cili para disa orëve potencoi se nëse cenohet hapësira e Turqisë ne do të rrëzonim sërish Avion. Thaçi shkruan “Trus more, mos kërcëno si “fmija e sokaqeve” tash, se nuk është Rusia Greqi.”(sic).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit dhe njohësit të së drejtës ndërkombëtare, Selam Shkodra i cili i ka rikujtuar zotit Thaçi rolin e Turqisë që luan në Europë .

Ndoshta Jusufi nuk është një njohës i mirë i së drejtës ndërkombëtare dhe nganjëherë është i vrullshëm, thotë Shkodra për Arbresh.info. Të gjithë e dimi rolin e Turqisë gjatë Luftës së Ftohët sikur se tani në raport me Ariun Rus, andaj në këtë rast dua të them se po të mos ishte faktori turk, Rusia do ta merrte Europën si në një kohë Hungarinë.

Të mos kemi panik nga disa të ashtuquajtur publicist në Kosovë, sepse Turqia është garancia më e fortë e shteteve shqiptare në rajon, thotë Selam Shkodra për Arbresh.info.