Shkodra: Nuk është i mjaftueshëm vetëm sigurimi i fondeve për ambient, duhet vetëdijesim i qytetarëve

E publikuar: 19/09/2019 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Magbule Shkodra nga koalicioni AAK/PSD ka thënë se nevojitet ngritja e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtje të ambientit.

Ajo thotë se gjatë kohës së qeverisjes së Haradinajt ka pasur projekte përmes të cilave është synuar pastrimi dhe mbrojtja e ambientit, por se një gjë e tillë nuk ka pasur efekt.

Shkodra në Rubikon ka thënë se Kosova ka ligje, por që sipas saj mungojnë mekanizmat që i implementojnë ato.

“Nuk është e mjaftueshme të ketë vetëm fonde, por edhe brezat e rinj duhet të vetëdijesohen dhe të ngritët vetëdija. Në kohën e qeverisjes së Haradinajt ishte një aksion për pastrimin e ambientit por edhe pas atij aksioni prapë gjendja e ambientit është e njëjtë”, ka thënë tutje ajo.

Ajo thotë se degradim të ambientit ka në gjithë Kosovë, derisa shton një degradim i tillë është që 20 vjet dhe se për pak kohë është e pamundur përmirësimi i gjendjes.

“Diçka filloi të bëhet, por kot është kur i qesim paret dhe pastaj e ndotim ambientin. Ne e kemi parë në çka është shndërruar Prishtina, ndoshta është dashur të mendohet që zhvillimi i qytetit të shkoj nga Prishtina e re. Ka pasur shumë gjëra që kanë mundur të bëhen më mirë por nuk janë bërë”, ka thënë ai.

Eliza Hoxha nga PDK ka thënë se ata kanë plan hapësinor që Prishtinën e sheh si zonë metropolitane, pasi që sipas saj, si e tillë është parë edhe gjatë viteve të ’70-ta.

Ajo tutje ka kritikuar kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se ai ka funksionuar me planet e Isa Mustafës dhe Ismet Beqirit.

“Krejt çka ka punu Shpend Ahmeti është bazuar në planet e Isa Mustafës dhe Ismet Beqiri. Kryetari ia ka ndihmu duke i rishiku ato plane, duke i largu pronat e gjelbra dhe duka ua dhënë personave privat me ndërtu”, ka thënë ai.