Shkodër, përplasje me armë; 1 e vdekur dhe 2 të plagosur, në kërkim autori

08.03.2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Shkodrës ka dhënë informacione për ngjarjen e së shtunës, ku gjeti vdekjen një 20-vjeçare dhe u plagosën rëndë 2 persona të tjerë. Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar në komisariat një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person që dyshohet si autor i vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e natës së të shtunës, në një lokal nate në Kryebushat të Shkodrës. Një femër është vrarë me armë zjarri dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, pas një shkëmbimi zjarri. Viktima është shtetësja Elsa Tusha, 20 vjeçe, ndërsa dy të plagosurit janë shtetasit Paulin Ndoja, 34 vjeç, nga fshati Narac, dhe Selim Aleti, 56 vjeç, nga fshati Bërdicë.

Konflikti mes personave të përfshirë në këtë ngjarje ka nisur rreth orës 22:30 në ambientet e brendshme të lokalit me muzikë “live”, në kompleksin “Argenti”, në vendin e quajtur Kryebushat.

Pas një përleshjeje fizike, disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë tentuar të largohen me automjetin e tyre BMW X5, me targa SH 6969 E, që ndodhej në afërsi të lokalit. Në këtë moment, mes palëve dyshohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri, ku për pasojë shtetësja Elsa Tusha, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës BMW X5, ka marrë disa plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa dy të plagosurit kanë marrë disa plagë serioze dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Shkak i këtij konflikti dyshohet se është bërë një grindje e çastit për motive banale.

Nga hetimet që po zhvillohen, dyshohet se 56-vjeçari i plagosur Selim Aleti ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin. Ndërkohë dyshohet se janë të paktën dhe dy persona të tjerë, autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë mundur të largohen.

Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar pozicionin e personave të plagosur dhe të viktimës në këtë konflikt. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja automatiku dhe pistolete. / Top Channel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

Tragjedi në Mesdhe, fundoset barka me emigrantë, 50 të vdekur

Tragjedi në Mesdhe, fundoset barka me emigrantë, 50 të vdekur