Shkëputet mbajtësja e platformës, pastruesit e xhamave u luhatën jashtë katit të 24-të (Video)

E publikuar: 26/01/2019 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pastruesit e xhamave shpëtuan të pa lënduar, pasi u shkëput mbajtësja e platformës dhe ata u luhatën për një kohë, jashtë katit të 24-të të një ndërtese në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse ishin në lartësi, ata arritën të kapeshin për dritaren e një banese dhe pasi e thyen xhamin, hynë brenda të sigurt, transmeton Telegrafi.

Banorët e ndërtesave përreth shikonin të tmerruar, kur platforma e rëndë u shkëput, duke rrezikuar të binte poshtë në rrugë, ku ndodheshin shumë njerëz.

Ngjarja që ndodhi gjatë mëngjesit, i shqetësoi shumë banorët, të cilët fillimisht dëgjuan krismat e përplasjes, para se të shohin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. /Telegrafi/