Shkëndijë elektrike në Presidencë, 3 zjarrfikëse në vendngjarje. Asnjë rrezik

E publikuar: 02/09/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëndijë elektrike në Presidencë, 3 zjarrfikëse në vendngjarje. Asnjë rrezik
Një shkëndijë elektrike brenda godinës së Presidencës ka shkaktuar momente shumë të shkurtra paniku pasditen e kësaj të premteje, teksa është dashur edhe thirrja e 3 automjeteve zjarrfikëse në vendngjarje.

Ndihma e menjëhershme u konfirmua nga Shërbimi Zjarrfikës i kryeqytetit, por me të mbërritur në Presidencë, ku ishin të pranishme edhe disa forca policore, u raportua se gjendja ishte normalizuar.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë bërë shkëndija elektrike në një neon të godinës së Presidencës, por që gjithçka ishte shuar nga vet të pranishmit në të, pa u nevojitur ndërhyrja e zjarrfikëseve.

/ Top Channel