Shkëndija fiton Kupën, nënshtron Pelisterin duke i shënuar tri herë

E publikuar: 24/05/2018 04:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëndija pasi e fitoi titullin e kampionit, ka arritur të triumfojë edhe në Kupën e Maqedonisë.

Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë fitore në përballje me Pelsiterin me rezultat 3-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Mladost” në Strumicë, ku kishte edhe tifozë ngas Tetova.

Shkëndija ishte më e mirë në të gjithë ndeshje, ndërsa shënoi fillimisht me  Visar Musliu që në minutën e 20-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta sulmuesi i njohur Besart Ibraimi  shënoi për 2-0.

Ndeshjen e vendosi Musliu që shënoi për 3-0 në minutën e 70-të.

Shkëndija këtë sezon ka arritur të fitojë të dy titujt pasi e kishte mbyllur kampionatin me 91 pikë.  /Telegrafi/