Shkencëtarët zhvillojnë një çip që mund të identifikojë ushqimet e prishura

E publikuar: 15/11/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot nuk është e nevojshme të dispononi sensorë të veçantë apo inspektime të stilit të vjetër për të mësuar nëse një ushqim është prishur.


Kështu mendon Instituti i Teknologjisë së Masaçusets. Hulumtuesit e tij kanë zhvilluar një sistem wireless, RFIQ, i cili identifikon kontaminimin e ushqimit bazuar në sinjalet e emërtuara nga një RFID.

Ndërsa materiale të ndryshme absorbojnë frekuenca të ndryshme elektromagnetike, njerëzit mund të përdorin sinjalet në fjalë për të identifikuar kontaminimin thotë MIT.


Konkretisht kur një frut thahet do të emetojë sinjale ndryshe nga një frut i freskët.

Për ta bërë më të thjeshtë MIT ka trajnuar një sistem bazuar në inteligjencën artificiale që mund të njohë diferencat mes sinjaleve që absorbojnë materiale dhe japë një verdikt.

Shkencëtarët kërkojnë që teknologjia të zhvilluohet dhe gjeneralizohet në mënyrë që të funksionojë me çdo gjë. /PCWorld Albanian