Shkencëtarët zbulojnë diçka të re në trupin e njeriut

E publikuar: 10/04/2017 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas shkencës ne do të duhej të jemi më të mençur sesa aktualisht jemi, pasi neuroshkencëtarët kanë zbuluar se kemi mijëra “tru të vegjël” në trupin tonë.

Ka kohë që pranohet se sistemi nervor i njeriut është i ndarë në dy pjesë – sistemin nervor qendror, që është i përbërë nga truri dhe palca kurrizore, dhe sistemi nervor periferik.

Më herët besohej se sistemi nervor periferik ishte i dobishëm vetëm për interpretimin e ambientit përreth nesh, dhe më pas dërgimin e mesazheve në qendrën e kontrollit në kokat tona, e cila mund të bënte vendime të rëndësishme.

Por tani neuroshkencëtarët nga Universiteti i Leeds-it kanë gjetur se sistemi periferik – përveç që është një urë lidhëse e sinjaleve shqisore – ka një rol më të rëndësishëm dhe më kompleks.

Neuroshkencëtari Nikita Gamper, tha: “Kemi gjetur se sistemi nervor periferik ka aftësinë për të ndryshuar informacionin e dërguar në tru, në vend se vetëm të kalojë çdo gjë në sistemin nervor qendror”, shkruan Huffingtonpost.

Studimi, që u bë përgjatë pesë viteve, gjeti se qelizat nervore mund të shkëmbejnë informacion me njëra-tjetrën me ndihmën e një molekule sinjalizuese të quajtur GABA, një proces që më herët besohej se ishte i kufizuar në sistemin nervor qendror.

Këto gjetje mund të revolucionalizojnë trajtimin e dhimbjeve tek pacientë të ndryshëm.