Shkencëtarët rusë bëjnë mrekullinë, arrijnë të kthejnë qymyrin në ar

E publikuar: 17/05/2017 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1 g ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur. Pajisjet eksperimentale tanimë ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.

Tash e 15 vjet shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të regjionit, me ç’rast ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar.

Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit.