Shkencëtarët janë gati të zbulojnë një pilulë për parandalimin e plakjes

E publikuar: 06/03/2019 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas disa teorive të njëjtat gjene që janë të programuara për të zhvilluar dhe riprodhuar qelizat e organizmit, janë përgjegjëse edhe per plakjen e organizmit. Nëse kjo është e vertetë atëherë është e mundur që plakja e organizmit të parandalohet duke i reduktuar këto gjene.

“Çelësi për ta zgjatur jetën është pikërisht në bllokimin e këytre gjeneve në kohën e duhur,” thotë njëri nga udhëheqësit e këtij studimi. Në eksperimentet e kaluara kur është bërë bllokimi i këtyre gjeneve tek kafshët që janë përdorur për eksperiment, është ndalur edhe faza e riprodhimit të tyre. Si pasojë këto kafshë nuk kishin patur pasardhës. Pikërisht këtu qëndron problemi, që bllokimi i gjeneve përgjegjëse për plakje duhet bërë në kohën e duhur.

Në të ardhmen pritet që të mund të modifikohet ekspresioni i gjeneve , meqë rast është e mundur që të manipulohet më mirë me gjenomin e një organizmi.

Të kuptuarit e saktë të këtyre proceseve, do të ndihmonte në studimin e detajuar të evolimit të organizmit të njeriut, dhe do të mundësohej gjetja e një pilule të vërtetë kundër plakjes./Express/