Shkencëtarët: Fillimi i punës para orës 10:00, është i ngjashëm me torturën

E publikuar: 25/01/2017 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Paul kelley, udhëheqës i hulumtimit të kryer në Universitetin e Oksfordit, së fundmi ka zbuluar se forma më e zakonshme e torturës moderne është përgjegjësia për tu zgjuar dhe për të filluar punën para orës 10 të mëngjesit.

Trupat tonë funksionojnë në bazë të kohës biologjike, ndryshe e njohur si ora cirkadiane. Kjo ndryshe mund të quhet edhe ora jonë e trupit, dhe është cikël gjenetik i para-programuar që e rregullon aktivitetin tonë të trurit, nivelet e energjisë, prodhimin e hormoneve dhe perceptimin e kohës, transmeton Telegrafi. Duke filluar punën çdo ditë para orës 10, ne shkencërisht jemi duke e torturuar veten përmes pengimit të ritmit cirkadian, rrjedhimisht duke i hedhur nga balancimi shumë aspekte të shëndetit tonë. “Ne kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është problem ndërkombëtar. Çdo njeri është duke vuajtur nga ky problem dhe nuk kanë përse ta bëjnë këtë”, ka treguar Kelley.

Sipas tij, punëtorët të cilët fillojnë punën para orës 10 të mëngjesit janë duke kontribuar në probleme serioze emocionale dhe fizike, e gjithashtu janë duke inkurajuar rreziqe tjera afatgjate shëndetësore.