Shkëmbimi i vitit ndërmjet Juventusit dhe Milanit, kënd me kë dojnë ta ndërrojnë

E publikuar: 08/04/2020 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi mund të ofrojë një shkëmbim mes Federico Bernardeschit dhe portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Të dy klubet kishin konsideruar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin emra si Bernardeschi dhe Lucas Paqueta në janar, por që nuk ndodhi.

Sipas Sport Mediase, Bernardeschi do të largohet nga Torino, pasi ai nuk arriti të bindë në disa role të ndryshme nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Milan dihet se vlerëson ish-lojtarin e Fiorentinës dhe se klubi ka një problem me Donnarumman, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor 2021.

Agjenti Mino Raiola ka një raport të mirë me Juventusin dhe mund t’i favorizojë me një shkëmbim të mundshëm, duke e bërë 21-vjeçarin Donnarumma trashëgimtar natyror të Gigi Buffon për klubin dhe vendin.

Portieri gjithashtu pëlqehet nga Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.