Shkëlqeu në ndeshjen hapëse me Rusinë, Juventusi bënë ofertë zyrtare për Golovin

E publikuar: 17/06/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandr Golovin ka qenë futbollisti më i mirë i Rusisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.

Mesfushori i krahut të majtë ka shkëlqyer në fitoren 5-0 ndaj Arabisë Saudite duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

Falë paraqitjes së mirë në takimin e parë por edhe me klubin e tij CSKA Moska, Golovin është bërë objektiv i Juventusit.

Aleksandr Golovin duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë (Getty Images)

Kampionët e Italisë kanë dërguar ofertën e parë në drejtim të Moskës për transferimin e lojtarit.

‘Zonja e Vjetër’ ka ofruar 15 milionë euro para kesh dhe tre milionë euro të tjera bonuse.

Por kjo ofertë nuk e ka kënaqur klubin rus që po kërkon së paku 25 milionë euro për talentin e tyre.

Golovin ishte i pandalshëm për mbrojtjen e arabëve (Getty Images)

22-vjeçari ka shkëlqyer edhe në fanellën e CSKA Moskës, ku në 32 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Golovin është pjesë e klubit rus që nga viti 2013 ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Monaco. /Telegrafi/