Shkëlqejnë sulmuesit shqiptarë: Balaj e Sadiku shënojnë gola (VIDEO)

E publikuar: 27/07/2015 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Shkelzen Gashit edhe Bekim Balaj e Armando Sadiku përgjigjen me gola në kampionatet respektive.

Bekim Balaj nuk ndalet në Kroaci me HNK Rijekën. Pas golit që shënoi një javë më parë ndaj Slaven Belupos, shkodrani shënoi edhe një dygolësh në përballjen në transfertë me NK Zagreb e cila përfundoi në barazim 3-3.Shënon në Superligën zvicerane me Zyrihun edhe Armando Sadiku.

Në javën e dytë të kampionatit skuadra e sulmuesit elbasanas barazoi 2-2 në fushën e Vaduz.

Vendasit kaluan në avantazh të parët, por Zyrich fitoi një 11 metërsh në fundin e pjesës së parë për një faull të rrezikshëm të Ciciones dhe nga pika e bardhë u prezantua Sadiku që duke çuar topin në njërën anë dhe portierin në tjetrën shënoi golin e parë sezonal.