Shkelet një këmbësore në Fushë Kosovë, policia jep detaje

E publikuar: 07/01/2019 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këmbësore është goditur nga makina në Fushë Kosovë, sot rreth orës 16:00.

Sipas  përgjigjjes së Policisë së Kosovës për “Zeri.info”, e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

“Rreth orës 16: 00 ka ndodhë aksidenti. Një veturë ka goditur nje këmbësor. E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për “Zeri.info”.