Shkarkohet trajneri serb i Malit të Zi, që s’pranoi të luajë kundër Kosovës

E publikuar: 08/06/2019 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit e Malit të Zi ka vendosur ta shkarkojë Ljubisa Tumabakovicin nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar, pasi që nuk pranojë ta drejtojë skuadrën e tij kundër Kosovës.

Pas presionit të madh politik nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakovic dhe ndihmës trajneri i parë, Sasa Jankovic, u tërhoqën pak orë para ndeshje skundër Kosovës, së bashku me dy futbollistë të tjerë, transmeton Gazeta Express.

Mali i Zi u udhëhoq në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:1 në odgoricë, ish-futbollist i kësaj Kombëtareje, Miodrag Dzudovic.

E përditshmja malaziase, Vijesti, raporton se Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi vendosi ta shkarkojë Tumbakovicin, pasi që ai e shkeli kontratën që e kishte me federatën në fjalë.

“Anëtaret e Bordit Ekzekutiv morën vendim unanim për ta zëvendësuar Ljubisa Tumabkovicin për shkak të vendimit për të mos e drejtuar skuadrën e Malit të Zi, që ishte një befasi e padëshiruar dhe një shkelje e obligimeve profesionale të kontratës”, shkruhet në deklaratën e Federatës malaziase.

Mali i Zi ishte nikoqir i Kosovës në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila u mbyll me rezultat baras. /Gazeta Express/