Shkarkohet Remzi Ejupi, nuk i bënë më nderë Shqipërisë

E publikuar: 10/06/2019 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomatit shqiptar Gent Cakaj nuk po “begenis çfarëdo konsujt nderi nga Kosova.

Gent Cakaj pritet që këtë javë ta shkarkoi nga pozita e konsullit të nderit biznesmenin kosovarë Remzi Ejupi.

Sipas burimeve të Gazetës inFokus, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë do t’ia tërheqë titullin edhe Ejupit, i cili është pronar i kompanisë “Eurokoha” dhe disa bizneseve tjera.

Ministri Cakaj bëri të ditur të premten, në një konferencë për media, se 20 konsuj nderi të Shqipërisë do t’i pres i njëjti fat.

“Mbi 20 Konsuj s’do të jenë më përfaqësues të nderit të Shqipërisë nëpër botë”, tha ai.

E Ejupi nuk është i vetmi kosovar që nuk do të përfaqësoj Shqipërinë, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ditë më parë ka raportuar se Gent Cakaj ka shkarkuar biznesmenin Blerim Devollin, duke thënë se ai nuk i bënë nder Shqipërisë.

Fatin e njëjtë e pati edhe biznesmeni Rrahim Pacolli, i cili u shkarkua nga detyra e tij në muajin prill.

Këto masa në diplomacinë shqiptare Cakaj tha se po ndërmerren që Shqipëria të ketë një përfaqësim më të denjë nëpër botë.

Cakaj pasi u emërua ministër, urdhëroi që këtyre personave t’u ç’targoheshin menjëherë targat diplomatike të automjeteve.

Konsujt e nderit në shtetin fqinj janë biznesmena dhe njerëz të pushtetshëm, të cilët edhe pse pa ndonjë background diplomatik zotërojnë të gjitha të drejtat dhe benefitet.

Në bazë të të dhënave që ka gjetur gazeta inFokus, në faqen zyrtare ku janë listuar të gjithë konsujt e nderi të Shqipërisë nëpër botë, Ejupi figuron si konsull nderi në Komunën e Vushtrrisë me zyrën e konsullatës së nderit në Vushtrri./Gazeta inFokus/