Shkarkohet Rashit Qalaj

E publikuar: 16/10/2020 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalajn, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.