Shkarkohet nga detyra sekretari i Marinës së SHBA-së

25.11.2019 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkarkohet nga detyra sekretari i Marinës së SHBA-së

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës Richard Spencer për shkak të një rasti disiplinor.

Shkak për largimin e Spencerit është bërë situata me pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher.

Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe krerëve ushtarakë.

Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë.

Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit që të largohet. Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik.

Trump më herët ndërkohë ishte shprehur I pakënaqur me mënyrën sesi u zhvillua gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit.

Gallagher është akuzuar për therjen e një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për faktin se ka hapur zjarr ndaj civilëve gjatë shërbimit në Irak në vitin 2017. Këto akuza ndaj tij u rrëzuan, dhe ai u dënua vetëm për foton me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik.

Por javën e kaluar, Gallagher u njoftua nga drejtuesit e Marinës se do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me largimin e tij nga Marina./tch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli i quan “frikacakë” LVV-në e LDK-në, thotë se shpejt mund të vijë në pushtet PDK-ja

Veseli i quan “frikacakë” LVV-në e LDK-në, thotë se shpejt mund të vijë në pushtet PDK-ja

Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Takimi përfundon pa marrëveshje

Takimi përfundon pa marrëveshje

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

VV e LDK e nisin takimin

VV e LDK e nisin takimin

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun