Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

14.09.2019 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryeprokuroren speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reketi”.

Për shkarkimin e Janevës kanë votuar të gjithë 102 deputetët që morrën pjesë në votim, si të partive në pushtet ashtu edhe në opozitë.

Paraprakisht, këshilli i prokurorëve kishte dorëzuar Kuvendit një material voluminoz mbi hetimet që janë bërë ndaj Janevës nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas hetimeve të bëra, ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës nga kryeprokurorja Janeva, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Këta dy persona duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janeva si dhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i ka premtuar afaristit Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

Në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga afaristi, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton afaristit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Ky rast kishte nxitur reagime të shumta politike që çuan edhe në rrënimin e besueshmërisë të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale ishte themeluar në vitin 2015 për shkak të mosbesimit në Prokurorinë e Rregullt për të hetuar aferën e përgjimeve, një aferë tjetër kjo në bazë të të cilës janë ngritur dhjetëra hetime kundër zyrtarëve të qeverisë së kaluar që drejtohej nga NIkolla Gruevski, që ka fituar azil politik në Hungari ku ishte arratisur për t’i ikur vuajtjes së një dënimi prej dy vjet burg për shpërdorim të detyrës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 36 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, tetë të shëruar

Edhe 36 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, tetë të shëruar

Vdes një person në Infektivë nga koronavirusi, çon numrin në 31

Vdes një person në Infektivë nga koronavirusi, çon numrin në 31

SHBA-ja nis ndihmën për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit

SHBA-ja nis ndihmën për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit

Mali i Zi kërcënon Serbinë me mekanizma të NATO-s, Daçiq: Thirreni edhe UÇK-në

Mali i Zi kërcënon Serbinë me mekanizma të NATO-s, Daçiq: Thirreni edhe UÇK-në

Lajmet e rreme vështirësojnë betejën kundër COVID-19

Lajmet e rreme vështirësojnë betejën kundër COVID-19

Vuçiq: Do të luftojmë për Kosovën…

Vuçiq: Do të luftojmë për Kosovën…

Veseli: Sot u largua vendimi mashtrues i reciprocitetit, kurth i ngritur nga Kurti

Veseli: Sot u largua vendimi mashtrues i reciprocitetit, kurth i ngritur nga Kurti

Kurti: Qeveria edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Kurti: Qeveria edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Vuçiq reagon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin

Vuçiq reagon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin

Hoti: Presidenti i ka kompetencat e veta, unë të miat, s’lejoj askënd të ndërhyjë

Hoti: Presidenti i ka kompetencat e veta, unë të miat, s’lejoj askënd të ndërhyjë

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Ish-gjyqtarja Mushkolaj konteston kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Ish-gjyqtarja Mushkolaj konteston kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Cakaj: Jam krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova

Cakaj: Jam krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…