Shitjet e telefonëve ranë me 2.9% krahasuar me një vitë më parë

E publikuar: 03/05/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sundimi i Apple ndaj Samsung zgjati vetëm për tre muaj sepse dyshja ndryshoi përsëri pozicionet: Samsung i pari Apple në vendin e dytë.

Trendi vijon ndërsa Samsung dominon tre tremujorët e parë të vitit ndërsa Apple të katërtin.

Prodhuesit shitën 344.4 milionë telefonë në tre mujorin e parë të 2018-ës, një rënie me 2.9% krahasuar me një vit më parë.

Apple, Huawei dhe Xiaomi patën rritje të shitjeve. Të dhënat që vinë nga IDC i gjeni në ilustruara mëposhtë:

Samsung u rrit me 0.1% në 23.4% të tregut pasi shiti 78.2 milionë telefonë. Zakonisht kompania zë 1/5 e tregut dhe kjo ngelet e pakontestuar edhe sot.

Apple gjithashtu pati rrije duke shkuar në 15.6% të tregut.

Huawei fitoi 1.8 pikë përqindjeje dhe shkoi në 11.8%. Rritjen më të madhe e pati Xiaomi duke fituar 4.1 pikë përqindjeje dhe arritur në 8.4% të tregut.

Prodhuesi i pestë në listë, Oppo shënoi rënie me 0.4 pikë përqindjeje në 7.1% të tregut.

Ky raport tregon edhe njëherë konkurrencën në rritje të kompanive Kineze. Huawei i është afruar ndjeshëm Apple, ndërsa Xiaomi është rikthyer në ditët e bukura të kompanisë.

Në listën e pesë prodhuesve kryesorë, tre janë Kinezë. /PCWorld Albanian