Shitjet e tabletëve vazhdojnë rënien për vitin e tretë me radhë

E publikuar: 08/11/2017 06:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tre mujorin e fundit shitjet e telefonëve u rritën ndërsa të tabletëve ranë. Tregu i tabletëve shënoi rënie për vitin e tretë me radhë.

Tre mujori i tretë i 2017-ës shënoi një rënie me 5.4% krahasuar me një vit më parë duke shitur 40 milion njësi nga 42.3 milion njësi vitin e kaluar.

Lajmi i mirë është se rënia e këtij viti nuk është dyshifrore si vitin e kaluar. Sipas IDC, tabletë konsiderohen edhe 2n1 me tastierë fizike.

Tre prodhuesit e mëdhenj të tabletëve janë Apple, Samsung dhe Amazon. Pesë prodhuesit më të mëdhenj përbënin 66.7% të tregut nga 57.25 një vit më parë.

Shitjet e Apple u rritën për tre mujorin e dytë me radhë duke fituar 3.9 pikë përqindjeje duke shitur 10.3 milion njësi. IDC shpjegon se kompania përfitoi nga iPad me kosto të ulët.

Ndërkaq Samsung shiti më pak tabletë krahasuar për të njëjtën periudhë një vit më parë. Kompania humbi 0.4 pikë përqindjeje duke shitur 6 milion njësi.

Shitjet më të mëdha ishin të fokusuara në seritë me kosto të ulët Tab A dhe E.

Amazon nga ana tjetër fitoi 3.4 pikë përqindjeje dhe shitur 1.3 milion më shumë tabletë në një total prej 4.4 milion në tre mujorin e tretë të vitit.

Huawei dhe Lenovo gjithashtu u rritën nga 2.5 milion dhe 2.7 milion një vit më parë në 3 milion secila prej kompanive. /PCWorld Albanian

The post Shitjet e tabletëve vazhdojnë rënien për vitin e tretë me radhë appeared first on PCWorld Albanian.