Shitjet e Nintendo Switch u rritën me 175% krahasuar me një vit më parë

E publikuar: 30/10/2017 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitjet e Nintendo Swith po ringjallen ndërsa kompania raportoi një rritje me 175% të shitjeve në gjashtë muajt e fundit deri më 30 Shtator krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kompania me seli në Kyoto raportoi 3.29 miliard dollar shitje krahasuar me 1.2 miliard dollar një vit më parë.

Fitimi u rrit nga 337 miliard dollar në 463 miliard dollar këtë vit. Konkretisht Nintendo ka shitur 4.89 milion njësi Switch duke çuar në një total prej 7.63 milion.

Në gjashtë muajt e ardhshëm kompania shpreson se do të dyfishojë shitjet në 14 milion njësi. Sakaq softueri i shitur për Nintendo Switch ishte 22 milion njësi duke çuar në total prej 27.5 milion njësi.

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me 3 blerje softueri për një Nintendo Switch. Pak ditë më parë Nintendo prezantoi Super Mario Odyssey për Switch. Në Dhjetor pritet debutimi i Xenoblade Chronicles 2.

Sakaq Pokemon Ultra Sun dhe Pokemon Ultra Moon do të mbërrijnë në Nëntor. Deri në Mars të 2018-ës, Nintendo ka parashikuar shitjen e 50 milion titujt Switch.

Legend of Zelda është shitur në 3.92 milion kopje ndërsa Mario Kart 8 në 3.54 milion kopje. /GameWorld Albanian