Shitjet e Apple arritën vlerën mbi 111 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të vitit të kaluar

E publikuar: 28/01/2021 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shitjet e Applet kanë arritur një rekord tjetër, ndërsa familjet kanë blerë produktet e reja të firmës si telefona, laptopë dhe pajisje tjera gjatë periudhës së Krishtlindjes, shkruan BBC.

Shitjet në tre muajt e fundit të vitit 2020 arritën vlerën e mbi 111 miliardë dollarë, që ishte një rritje prej 21 për qind për dallim nga viti i kaluar.

Rritjet vijnë pasi pandemia ka shtyrë më tepër aktivitetin online, duke rritur kërkesat për teknologji të re.