Shitja e territoreve si angazhim diplomatik

E publikuar: 19/11/2015 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Islam Krasniqi
Politika ndërkombëtare po e dobëson çdo herë e me shumë sovranitetin tonë, me trysnit e tyre mbi liderët tanë, duke ju imponuar gjithçka që nga pavarësia e Kosovës e këndej.
Përfaqësuesit e popullit janë futur në një rrugë pa kthim dhe nga inatet politiko personale shtetin e kanë sjellë në buzë shkatërrimit, ku e tërë bota qeshë me ne.
Të gjithë thirrën ne vlerat e luftës, të gjithë thirrën në gjakun e dëshmorëve, po këta po harrojnë së ideali i tyre u harrua, gjakun e dëshmorëve e shkelën, negociohet për çështjet e brendshme me shtetin kriminel dhe thirrën në vlerat e luftës.
Ne fort mirë e dimë se Daçiçi e Vuçi ishin pjesëmarrës të luftërave ne Ballkan, ku Vuçiqi shihet me armë në dorë ndër duke vrarë civil në Bosnje, ndërsa Daçiç krah për krah me kasapin e Ballkanit Milloshoviqin, e qeveria jonë e vret popullin e vetë për tu ulur me ta.
Për vrasjen e Esat Pashës nga Avni Rrustemi kur doli para Gjyqit Francës tha: “Nuk ka kulturë në botë që e justifikon robërinë, nuk ka kulturë në botë që pranon shitjen e territoreve të vendit si angazhim diplomatik”.
Kjo po ndodhë edhe sot me vendin tonë, kemi mbetur izoluar nga të gjitha anët, si një pikë e zezë në mesë të Evropës. Kemi mbetur të robëruar nga ndërkombëtarët, çlirimtarët vuajnë padrejtësinë e gjyqtarëve të tyre, e një pjesë e popullit vetëm flenë, por po harrojnë se edhe deti është i qetë por kur qohen valët e ti shkatërron gjithçka.
E gjithë kronologjia e kësaj ngjarjeje po e dimë të gjithë nga na erdhi, nga papërgjegjësia jonë, nga papërgjegjësia e liderëve tanë, të cilët pas një sakrifice shumë të madhe për çlirimin e vendit nga okupatori kriminal serb, tani kanë pruar shtetin në buzë shkatërrimit, që të turpërohen edhe shtetet që na kanë ndihmuar deri këtu dhe na kanë njohur, për të ju bërë dëshirat e shtetit serb që të funksionoj në Kosovës me zajednica e me kërkesa tjera që Kosova kurrë të mos jetë shtet funksional.
Dje një ministër i Republikës së Kosovës nuk u lejua që të shkon në doganat në Mitrovicë nga një numër i vogël i serbëve, policia si hapi rrugën po e kthej mbrapsht, gjersa në kryeqytetin e Kosovës është bërë si në Lindjen e Mesme.
Unë i kuptoj përpjekjet e Ministrit të Republikës së Kosovës që nuk guxon të prek qytetarët serb as ti urdhëroi ta lirojnë rrugën, por nuk arrij të kuptoj pse dhanë urdhër që të përdoret dhunë mesë qytetarëve shqiptar të vendit tonë.