Shitet shtëpia e “përkryer” për 11.300 euro, askush nuk po e blenë – ka formë trekëndore (Foto)

E publikuar: 22/01/2018 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi pasur rastin të shohim shtëpi të ndryshme me dizajn dhe arkitekturë nga kohë të ndryshme, por jo një shtëpi që nuk i ka katër muret, e cila në fakt është në formë trekëndëshi dhe që gjendet në Wales.

Kjo shtëpi specifike në hyrje ka një pamje të zakonshme, megjithatë kur futeni brenda e kuptoni se ka formë trekëndore, transmeton Telegrafi.

Ajo ka një dhomë gjumi, kurse vlera e kësaj pasurie është 11.300 euro. Dhe duke marrë parasysh se ëndrra e çdo britaniku është të blejë një shtëpi me pak para, ajo mund të ngjall interesim të madh te blerësit.

Megjithatë, çmimi i ulët i kësaj shtëpie është bazuar në të “metën” që e ka dhe një shtëpi trekëndore, paraqet problem serioz për blerësit potencial.

Kur kjo shtëpi është nxjerrë në shitje, menaxheri i kompanisë së patundshmërisë që është marrë me shitjen e saj, kishte mbetur i habitur kur e kuptoi se për çfarë shtëpie bëhej fjalë.

“Padyshim se është shtëpia më e pazakontë që ndonjëherë kam shitur. Duhet modernizuar enterieri, nëse dëshirojmë ta shesim”, ka deklaruar Stephen Morgan.

Ende nuk dihen arsyet se pse kjo shtëpi është ndërtuar në këtë formë. /Telegrafi/