Shishani: Ja sa policë i kemi suspenduar sivjet!

E publikuar: 31/07/2015 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoriatit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka bërë me dije se shumë shpejt IPK-ja do t’i hapë disa zyra rajonale. Ai ka thënë se hapja e këtyre zyrave ka për qëllim që IPK-ja të jetë sa më afër qytetarëve dhe drejt një policie edhe më të përgjegjshme e llogaridhënëse.
Në këtë kontekst, Shishani ka bërë me dije se IPK’ja gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e 18 punonjësve policorë.

“Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 IPK’ka ka trajtuar 550 ankesa, prej të cilave 285 janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe i janë referuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale të PK’së, kurse rastet tjera janë duke u trajtuar në IPK”, ka thënë Shishani për ‘Epokën e Re’.