Shinik: Të papranueshme sulmet ndaj UÇK-së

E publikuar: 27/10/2016 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit Parlamentar “Gjashtë plus”, Myfera Shinik, ka thënë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se është e papranueshme përbaltja kohëve të fundit ndaj UÇK-së. Deputetja ka theksuar se respektojnë drejtësinë, por janë kundër vendimeve që janë të njëanshme.