Shikuesit e hutuar me reagimin e pjesëmarrësit të kuizit, menduan se e zuri rryma (Video)

E publikuar: 19/02/2019 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Freddy Leo nga Gjermania, që studion historinë në Oxford të Anglisë, i ka befasuar të gjithë, me përgjigjet e sakta dhe të shpejta në University Challenge.

Mirëpo, shikuesit mbetën të hutuar me këtë pjesëmarrës të kuizit, kur ai shtypi butonin dhe reagoi me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

“Duke se e zuri rryma, apo është shumë i shpejtë” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Mënyra si lëvizi ai, ka qenë në qendër të vëmendjes, teksa pritet që reagimet e njëjta dramatike t’i ketë edhe në të ardhmen, pasi ka arritur që të jetë finalist. /Telegrafi/