Shikojeni Maestron, Xavi Hernandez, “kamarierin” magjik (Video)

E publikuar: 21/05/2015 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli evropian do të humbë ndoshta mesfushorin qëndror më të mirë të të gjitha kohërave. Xavi Hernandez do të ketë vetëm edhe tri ndeshje me Barcelonën para se të vazhdoi karrierën në Katar.

I njohur me nofkën “kamarieri” Xavi do të njihet në futboll si ndërtues i futbollit spektakolar që mbanë emrin Tiki-Taka. Paraqitjet e tij te Barcelona, asistet, magjia që bënte në fushë do të mbeten për mbamendje përgjithmonë tek secili dashamirës i futbollit.

Xavi ishte protagonist i sukseseve historike të Barcelonës të arritura në dekadën e fundit si dhe më meritori që Spanja u shpall kampione e Botës dhe Evropës në futboll.

Aftësitë dhe stili i Xavit në mesfushë do të jenë gjithmonë të veçanta dhe insiprim për secilin futbollist në botë që luan në këtë pozicion. X

avi padyshim që është një nga lojtarët që përgjithmonë do ta meritoi nofkën e madhe, MAESTRO.

Në videon në vazhdim mund të shikoni se çka dinte të bëntë në fushë ky mesfushor legjendar.

https://www.youtube.com/watch?v=EicCXIkGKdI&feature=player_embedded