Shiheni se si lëviz i gjithë marketi nga tërmeti (Video)

E publikuar: 11/09/2016 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës sot kanë ndodhur disa tërmetë të fuqishme që kanë dridhur Maqedoninë dhe Kosovën pasi epiqendra ka qenë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telegrafistat na kanë dërguar një video ku shihet një market i dridhur nga tërmetit ku gjësendet në rafte dhe vetë raftet lëvizin pa pushim. Kjo shkakton panikë në market.

Përndryshe, në Shkup sot kanë ndodhur 3 tërmete. Një në mëngjes në ora 7, një rreth orës 15 e 10 minuta i fortë prej 5.3 shkallëve të Rihterit dhe një në ora 16 e 47 minuta i fortë prej 2.1 shkallëve të Rihterit./Telegrafi/