Shi e borë sot në Kosovë

E publikuar: 27/02/2020 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi.

IHK njofton se temperaturat të enjten do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius.

Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s.