Shfletuesit kryesorë braktisin standardin 20 vjeçar të sigurisë në internet TLS 1.0 dhe 1.1

E publikuar: 17/10/2018 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Firefox, Chrome, Edge, Internet Explorer dhe Safari do të largojnë mbështetjen për versionet e vjetra të protokollit të sigurisë online TLS.


Ndërsa janë të paktë njerëzit që kanë kompjutera me TLS 1.0 dhe 1.1, ato ende janë të lejuara.

Transport Layer Security është një standard komunitar i lançuar për herë të parë 20 vite më parë mnë formën e versionit 1.0.


Së bashku me 1.1 ato kanë probleme të mëdha të cilat e bëjnë qasjen në internet të pasigurtë.

TLS 1.2 adresoi këto probleme në 2008 dhe aktualisht përdoret nga shumica e klientëve. Sakaq TLS 1.3 i lançuar këtë vit përmirëson jo vetëm sigurisë në por edhe performancës është prezenca online është e limituar.

Mozilla, Google, Microsoft dhe WebKit lajmëruan se nga 2020 ky standard sigurie nuk do të mbështetet më.

Dy dekada janë shumë për një standard sigurie,” shprehej Microsoft. Ju si përdorues nuk keni nevojë të bëni asgjë. Shfletuesit dhe aplikacionet që përdoni do të funksionojnë njëlloj pavarësisht standardit të sigurisë që përdorin.

Mozilla ka publikuar një grafik me llojet e standardeve më të përdorura. /PCWorld Albanian