Shfletuesi Microsoft Edge ka mbi 70 shtojca

E publikuar: 02/10/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë Edge mori mbështetjen e plotë për shtojcat në Përditësimin e Përvjetorit të Windows 10-ës i cili u publikua në Gusht të 2016-ës.

Që atëherë më shumë se një vit ka kaluar dhe Microsoft na jep një panoramë të ecurisë së këtij projekti në Microsoft Edge.

Kur debutuan, ishin vetëm 13 shtojca të disponueshme për Edge: Adblock, Adblock Plus, Amazon Assistant, Evernote Web Clipper, LastPass, Mouse Gestures, Office Online, OneNote Web Clipper, Page Analyzer, Pinterest Save, Reddit Enhancement, Save to Pocket dhe Translator.

Sot, 13 muaj më pas, janë mbi 70 shtojca të disponueshme në Windows Store. Vlerësimet ndryshojnë nga dy deri pesë yje dhe të gjitha janë falas.

Megjithatë pavarësisht këtij suksesi në letër, Microsoft nuk ka arritur ta bëjë platformën joshëse për zhvilluesit.

Por ato 70 shtojca mjaftojnë për pjesën më të madhe të përdoruesve. /PCWorld Albanian