Shfletuesi Edge i bazuar në Chrome publikohet online

E publikuar: 25/03/2019 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shfletuesi i ardhshëm Edge i bazuar në Chromium është publikuar online. Lidhje shkarkimi janë postuar nëpër faqet e shkarkimit dhe forumet popullore të Windows 10.

Versioni duket se është një kopje e hershme e shfletuesit që Microsoft do ta lançojë në fazë beta shumë shpejt.

Versioni i ri i Edge është ndërtuar mbi Chromium dhe ndërtimet e hershme përfshijnë mbështetjen për shtojcat e Chrome, sinkronizimin e bookmarkeve dhe disa modifikime në pamje dhe ndërfaqe përdorimi.

Ishte the Verge që gjatë javës së kaluar pati një kopje ekskluzive të shfletuesit në duar. Disa funksione të avancuara ende mungojë por me kalimin e kohës mund të gjejnë rrugën për tek Edge.

Konkretisht mungon një funksion “Dark Mode”, e gjithashtu mbështetja për lapsat Stylus. Microsoft gjithashtu është duke zhvilluar një version të Edge për Mac por nuk dihet nëse do të debutojë së bashku me versionin për sistemin operativ Windows 10. /PCWorld Albanian