Shfaqja e parë dhe më e madhe ndonjëherë me drita në ndonjë aeroplan (Video)

E publikuar: 17/12/2018 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Luton Airport në bashkëpunim me atë të easyJet, realizuan një aheng për stafin dhe familjet e tyre, për festat e fundvitit.

Njëherësh, u dha shfaqja e parë dhe më e madhja ndonjëherë me drita në ndonjë aeroplan, transmeton Telegrafi.

Në easyJet A320, ishin vënë 2.5 kilometra drita, që e ndriçuan fluturaken me drita të shumëllojshme, duke dhënë skena nga më të ndryshmet.

Ekipi prej dhjetë specialistësh, punoi për katër javë që të vendosë si duhet 850 mijë drita të lidhura mes vete, që duhet të sinkronizoheshin me koreografinë dhe muzikën në sfond.

Aktiviteti u zhvillua në një hangar të aeroportit të Londrës, që është një prej aeroporteve me të frekuentuara në këtë kohë të vitit. /Telegrafi/