Shfaqet krokodili, disa turistë ikën “për të shpëtuar kokat e tyre”, disa të tjerë u treguan më të guximshëm (Video)

E publikuar: 12/09/2018 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët në një plazh të famshëm në Malajzi mbetën të shokuar kur krokodili që ishte rreth tre metra i gjatë doli nga uji.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo skenë e pazakontë u regjistrua nga pushuesit në Miri në Malajzi.

Ndërsa disa kanë ikur për “të shpëtuar kokat e tyre”, një numër i vogël – pavarësisht se si i vlerësoni, të guximshëm ose të çmendur – kanë vendosur të regjistrojnë pamjet ku shihet kafsha gjigante.

Siç edhe mund të shihet, pamjet tregojnë se si një krokodil i madh del nga deti në bregdet dhe lëviz drejt brendësisë së plazhit. /Telegrafi/