Shfaqet krijesa misterioze e gjatë sa tre meshkuj në bregun lindor të Rusisë (Video)

E publikuar: 16/08/2018 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një krijesë misterioze është shfaqur në bregun lindor të Rusisë.

Banorët e kësaj zone nuk kanë arritur ta identifikojnë “këtë krijesë të çuditshme”, dhe i kanë bërë thirrje ekspertëve të kësaj fushe, e në veçanti atyre që merren me krijesat nënujore që t’ju tregojnë për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet krijesa në bregun lindor të Rusisë më saktësisht në fshatin Pakhachi. Krijesa me “flokë”, raportohet të jetë më e gjatë sesa tre burra me një bisht të gjatë.

Sipas dëshmitares okulare Svetlana Dyadenko, ka deklaruar se gjëja më interesante për të ishte se krijesa kishte trupin e mbuluar me një lloj të flokëve. /Telegrafi/