Sherri me Majkun, Capital T sqaron gjithçka

E publikuar: 16/06/2020 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundi në media është përfolur për një prisje të raporteve në mes të Majk dhe Capital T.

Që nga dita e djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga lajmet mbi prishjen e marrëdhënieve mes dy këngëtarëve të famshëm Capital T dhe Majk.

Por, si nisi e gjitha kjo situate?

Shkak për këto lajme u bënë dy postime të artistëve në rrjetet sociale, të cilat bënë të dyshojmë se e kanë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Majk i pari që ka bërë një postim plot ofendime ndaj dikujt, pa përmendur emër, në InstaStory.

Ndërkohë nga ana tjetër, Capital postoi këtë foto, që dukej si një kundërpërgjigje, ku shkruante:

“Përse urrejtje kur unë kam shfaqur dashuri. Përse je i inatosur vëlla?”

Express raporton se kjo hatërmbetje vjen pas konfirmimit të duetit të Capital T me Ledrin i cili publikohet nesër si pjesë e albumit “Skulpturë”.

Bashkëpunimi duket të mos i ketë pëlqyer Majk, i cili nuk ka publikuar asgjë nga projekti i ri i Trimit, në shenjë mbështetjeje sikur bënte gjithmonë!

Por gjatë ditës së sotme Capital T ka thyer heshtjen, i cili ka treguar se këto aludime “janë thjesht thashetheme”.

“Ende nuk kam fol me Majk, por s’kemi ndonjë problem,” shtoi ai.

Postimi i Majk është shkëputur nga kënga “Neë Slaves” e Kanye Ëest, pjesë e albumit “Yeezus” (2013), e cila trajton racizmin kundrejt afro-amerikanëve.

Fraza “But I’d rather be a di*k than a swallower” ka kuptimin që pavarësisht të gjithave, ai nuk do të lejojë që të keqtrajtohet nga të tjerët dhe postimi i Majk mund të lidhet edhe me situatën aktuale kaotike të racizmit në SHBA.

Mes dy artistëve nuk ka asnjë hatërmbetje dhe ata vijojnë të ruajnë të njëjtat marrëdhënie.

Kujtojmë se ata në të shkuarën kanë bërë 2 bashkëpunime, fillimisht “Pasha jetën” dhe bashkëpunimi i fundit “Hala”, i publikuar para 7 muajsh.

Të dyja këngët kanë rezultuar shumë të sukseshme dhe shpresojmë që artistët të sjellin një tjetër duet në të ardhmen.