Sherr mes Amit dhe Ermalit, arsyeja do ju lerë pa fjalë

E publikuar: 15/10/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas martesës, çiftet e reja fillojnë të etiketojnë çdo aktivitet të ri që bëjnë së bashku me prapashtesën “… e parë si burrë e grua’ dhe mes tyre sigurisht është dhe sherri i parë. Për këtë temë moderatori Ermal Mamaqi pyeti mbrëmjen e së shtunës aktorin Besart Kallaku, por përfundoi duke u përgjigjur vetë.

Siç rrëfeu Mamaqi në emision, sherri i parë mes tij dhe bashkëshortes Amarda Toska ka qenë për as më shumë e as më pak se një gotë kos. ‘Është ai momenti kur është kosi i fundit në frigorifer që ajo e ka lënë aty për ta ngrënë më vonë dhe ti padashje ke shkuar, e ke marrë dhe e ke ngrënë.

Pastaj ty të ndodh që në 12 të natës të shkosh të dalësh e të blesh kosin.’-rrëfeu Mamaqi duke shkaktuar të qeshura të shumta. Por edhe më komike situatën e ka bërë komenti i Besit, i cili u shpreh: ‘Gjete dyqan deri në 12 të natës hapur? Shkove të blije kosin në 12 të natës? Bobo po pse si puna jote jam unë, që të blej kos në 12 të natës? Kush jam unë, ti? Unë di një vend që rri hapur deri në 2!’