Shërohet nga Covid-19 deputeti i VV-së, Fitim Uka

E publikuar: 02/08/2020 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të shëruar!

Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19.

Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë.

Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë.