Shërohen edhe 38 persona,1055 raste aktive COVID-19

E publikuar: 20/06/2020 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova sot me 75 raste të reja të regjistruara me COVID-19, ka prekur numrin e përgjithshëm të 2 mijë e 18 rasteve me këtë virus.

Në anën tjetër, 38 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID-19. Me këtë numër, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend nga coronavirusi është 1018.

“Sot më 20 qershor 2020,  janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste.  Nga data 08 shkurt  deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka bërë të ditur IKShPK.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Wërldometers, janë raportuar gjithsej 8.822.357 raste të COVID-19 dhe 464.032 raste të vdekjes.