Shërohen 24 pacientë dhe 20 raste të reja me koronavirus

E publikuar: 23/05/2020 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Prej tyre 4 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova, 5 nga Prilepi, 6 nga Tetova, 4 nga Velesi dhe dy nga Manastiri.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga 744 testimet, janë regjistruar 20 rate të reja edhe atë: në Shkup 16, dhe me nga dy raste në Kumanovë dhe Prilep, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën një 63 vjeçar i hospitalizuar më 6 maj.

Momentalisht në Maqedoni ka 417 raste aktive me Covid-19. Deri tani janë shëruar 1.411 të shëruar dhe 113 vdekje.